Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një grua e re me origjinë shqiptare ka humbur jeten si pasojë e një aksidenti.
Një 25 vjeçare nga Korça humbi jetën të martën në një aksident rrugor në SHBA. Viktima është Klivja Çaçi.
Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 06:30 të mëngjesit në Livonia, Westland.
Mësohet se Klivja Çaçi po udhëtonte me makinën e saj dhe në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, humbi kontrollin e automjetit.
Aksidenti rezultoi fatal për të renë shqiptare, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Klivja Çaçi mësohet se jetonte e vetme prej dy vitesh në Amerikë. Ajo kishte shkuar atje me Lotarinë Amerikane.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





