Itali/ Arrestohet shqiptari trafikant dhe qeni “bodyguard” i drogës

Tuesday, 06 November 2018 18:33

Karabinierët në Pisa kanë2 vënë në pranga një 23 vjeçar nga Shqipëria që trafikonte sasi të mëdha të drogës në qytet.

Media vendase raporton se shqiptari është pikasur nga një patrullë e policisë teksa makina e shqiptarit është përballur me prezencën e policisë. 23-vjeçari ka shtuar shpejtësinë menjëherë sapo ka vënë re policinë por ndjekja nuk ka zgjatur shumë.

Në mjetin e të riut shqiptarit është gjetur një 1 kg amnezi, i përbërë nga marihuanë e prerë me metadon dhe heroinë. Mediat italiane shkruajnë se lënda është një koktej vdekjeprurës që shkakton dëme serioze në trurin e përdoruesit.

Në makinë me të ndodhej dhe qeni i tij pitbull, i cili kishte funksionin e një “roje”, jo vetëm të pronarit por edhe të drogës së tij. Por fatkeqësisht për shqiptarin, njëri prej oficerëve që e ndaloi ishte dhe trajnues qensh. Shqiptarit i është gjetur po ashtu dhe një sasi prej 20 kg marijuanë e cila kapte vlerën e 250 mijë eurove nëse do të shitej në tregun e zi. I riu përfundoi në burg, ndërsa qenin policia ja riktheu familjes së shqiptarit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...