Shaqir Shabani – Legjenda e Gjallë e Misioneve të Paqes!

Tuesday, 06 November 2018 19:18

Shaqir Shabani u lind më 18 korrik 1944 në Gjylekare, Kosovë, zonë e njohur tani me emrin Skifteraj. Ai u lind pikërisht në periudhën më të rëndë për këto anë, periudhë e mbijetesës, gati apokaliptike. Në kohën kur Shaqiri ka lindur, kjo anë është ballafaquar me sulmin e brigadave maqedono-kosovare. Për të mbijetuar, familja Shabani, njëlloj si shumë familje të tjera, u organizuan në grupe guerilesh për t’i shpëtuar shfarosjes.

Pas një moshe të caktuar, Shaqiri përjetoi momente të rënda të rinisë së tij, por qysh herët ai tregoi cilësi të veçanta ndaj bashkëmoshatarëve. Ishte vetëm 10 vjeç kur Shaqiri reagonte në mënyrën e vet kundër komunistëve që udhëhiqnin aksionin e mbledhjes së armëve.

Pas pjesëmarrjes në demonstratat e vitit 1968 në Ferizaj, Shaqiri vendosi të shkojë në Shqipëri me qëllimin fisnik për një organizim të mirëfilltë për çlirimin e Kosovës, por, me të hyrë në Shqipëri, u përmbysën të gjitha shpresat dhe iluzionet mbi Shqipërinë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri Shaqja përfundoi në burg për 11 muaj dhe u internua për 13 muaj, dhe menjëherë pas lirimit të tij u kthye në Kosovë pranë familjes së tij. Pas kthimit Shaqiri vërejti familjen e zhytur në varfëri të thellë dhe se kishte mbijetuar falë bujarisë së njerëzve.

Ishte shpërngulur në Ferizaj për të qëndruar më afër intelektualëve atdhetare. Në periudhën 1970-1980 ishte në lëvizje të përhershme duke menduar dhe vepruar në forma të ndryshme legale dhe ilegale në ndërtimin e një strategjie për t’iu kundërvënë regjimit komunist që drejtonte Kosovën. Po në të njëjtën periudhë në vitet ’70-’80 Shaqiri bëri përpjekje për tu shkolluar për shkak se përpara nuk kishte patur mundësi të tjera për shkak të rrethanave të asaj kohe. Ai kreu shkollën tetëvjeçare në Pozheran të Vitisë, vazhdoi shkollën e mesme administrativo-juridike në Mitrovicë dhe përfundoi me regjistrimin e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Më vonë, atij iu ofrua një vend pune në Fabrikën e Përpunimit të Drurit në Ferizaj si zdrukthtar. Duke patur parasysh shpirtin e tij rebel dhe mundësinë se mund të burgoset, Shaqiri shet shtëpinë në Ferizaj dhe shpërngulet në Prishtinë. Për herë të dytë, Shaqiri detyrohet të ikë, të arratiset dhe të vendoset në Zvicër më 1978. Veprimtaria e tij në fillim përqëndrohej në formimin e klubeve shqiptare dhe organizimin e aktiviteteve kulturore dhe kombëtare shqiptare. Kontributet e Shaqirit në këto aktivitete ishin kolosale, duke filluar nga ato financiare, i cili shkriu tërë pasurinë në dobi të çështjes kombëtare. Këto aktivitete të Shaqirit u përcollën me vëmendje nga organet zvicerane dhe nga frika për ndonjë veprimtari të pamatur, e futën në listën e individëve me rrezikshmëri shtetërore dhe e dëbuan nga Zvicra në vitin 1984. I detyruar nga rrethanat, Shaqiri emigroi në Francë për të kërkuar strehim politik, të cilin e fitoi shumë shpejt. Ai u vendos në Lion të Francës dhe menjëherë themeloi Shoqatën Kulturore “Rugova” përmes të cilës zhvilloi aktivitete të shumta kulturore dhe bamirësie. Më vonë themeloi nëndegën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Lion të Francës dhe u zgjodh kryetar i saj. Ai ka zhvilluar një veprimtari të ngjeshur brenda strukturave të LDK dhe njihet si një simpatizant i flaktë dhe militant i guximshëm. Pas 19 vitesh rikthehet në Kosovë dhe vendoset në Bibaj, në Ferizaj. Menjëherë formon nëndegën e LDK për fshatin Bibaj, Forumin e Gruas të LDK , kontribuoi në fitoren e LDK në Ferizaj dhe vazhdon të jetë veprimtar i palodhshëm i saj. Në vitin 2015 kryetari i Degës së LDK në Ferizaj, Z. Muharrem Sfarqa i dha një mirënjohje për kontributin e tij për Kosovën si një shembull që duhet ndjekur. Shaqiri ka një arkiv shoqate ku njeriu mund të gjejë qindra letra dërguar diplomatëve të huaj dhe ndërkombëtarë të shteteve të fuqishme. Ndër të tjera duhet theksuar komunikimi me letra dhe me presidentë të shteteve të fuqishme  si me Klinton, Bler dhe Sarkozy.

Pra, ai është një intelektual i shquar i përmasave ndërkombëtare, një aktivist i rrallë që punon plot pasion për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kudo në botë, një bamirës që nuk kursehet për mbështetjen e shtresave shoqërore në nevojë, një personalitet që nxit arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj me kulturën tradicionaleve të vendeve të tyre dhe me kulturën e paqes.

Shaqir Shabani është një misionar paqeje i lindur, është një legjendë e gjallë në shërbim të paqes sociale ndërkomunitare. Pikërisht për vlerat e tij të padiskutueshme, si personalitet që punon për paqen botërore, Organizata Ndërkombëtare Diplomatic Mission Peace and Prosperity, akredituar në UN, USA, EU, etj., e nderoi me titullin Misionar Paqeje 2015 dhe Anëtar Nderi i strukturave të saj botërore. TvKoha.tav

Modifikuar më Tuesday, 06 November 2018 19:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...