Kongresi i Manastirit − betejë për identitet kulturor e nacional

E mërkurë, 07 November 2018 08:55

Prishtinë, 7 nëntor − Holli midis dy amfiteatrove të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” ofron një ecje nëpër 112 vjet të Abetares shqipe. I gjithë koleksioni i abetareve që gjendet në Bibliotekën Kombëtare është ekspozuar nën titullin “Abetarja shqipe (1906-2018 – ilustrime dhe tipografi”.

Ekspozita është hapur në kuadër të konferencës shkencore “Lumo Skendo dhe themelimi i revistës “Diturija”, që është mbajtur të martën në BKK. Nën organizimin e institucionit më të lartë bibliotekar në Kosovë, Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe fondacionit arsimor humanitar, “Alsar”, konferenca është mbajtur në shënim të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, i njohur edhe si Kongresi i Alfabetit. Në këtë ceremoni është promovuar edhe botimi anastatik i revistës “Diturija” (1909-1929).

Në hapje të Konferencës, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, ka thënë se katalogu i Abetares shqipe, i cili është botuar në shenjë të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit i referohet informacionit bibliografik të botimeve që janë në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Kryetari i fondacionit “Alsar”, Mehdi Gurra, ka thënë se Mid’hat Frashëri, i cili themeloi revistën, do të bëhej pjesë e historisë shqiptare si Frashërit e të tjerë, duke dhënë më tepër dritë mbi emrin që mbante.

Kanë folur edhe zëvendësministrja e Kulturës, Leonora Morina-Bunjaku, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, ndërsa pas hapjes së Konferencës kanë ligjëruar akademik Sabri Hamiti, Persida Asllani, Agron Gjekmarkaj dhe David Hosaflook”/Shaban Maxharraj

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...