Raporti për shëndetin i “The Lancet” – Shqipëria regres! Humb 27 vende nga 2017

Premte, 09 November 2018 15:27

“Ç’është më e rëndësishmja, asnjë vend nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur të gjitha objektivat të lidhura me shëndetin e OBSH-së deri në vitin 2030”, shkruan revista prestigjioze e mjekësisë në botë “The Lancet”, në studimin e publikuar mbi “Barrierat Globale të Sëmundjeve 2017”.

Studimi ka analizuar 41 nën-indikator që përfshihen në SDG ose objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, në 195 vende të botës, duke ekzaminuar të dhënat historike në periudhën kohore 1990-2017.
Edhe Shqipëria është përfshirë në “ekzaminim”. Renditet në vendin e 70, duke pësuar një regres krahashuar me raportin e një viti më parë ku renditej në vendin e 43.

Indikatorët ku vendi ynë përformon dobët janë: planifikimi familjar me metoda modern vlerësuar me 13 pikë, mbipesha e fëmijëve, vlerësuar me 22 pikë si dhe pirja e duhanit vlerësuar me 25 pikë.
Pikë maksimale Shqipëria grumbullon, sa i përket sëmundjeve të HIV-Aids, malaria, neglizhimin e sëmundjeve tropikale, si dhe vdekjet konfliktuale, të vlerësuara të gjitha me 100 pikë.
Shqipëria lë pas shumë vende të rajonit, si Greqia, Maqedonia, Serbia, Mal i Zi. Ndërsa vendet që kanë përformuar më mirë në pothuajse të gjithë indikatorët janë Singapori, Norvegjia dhe Suedia.
Studiuesit e raportit venë re një fenomen që përfshin të gjitha vendet: rënie të ndjeshme globale në nivelet e fertilitetit.
“Pothuajse gjysma e vendeve nuk kanë fëmijë mjaftueshëm për të mbajtur përmasat e tyre të popullsisë. Dhe do të ketë pasoja të thella për shoqëritë me “gjyshër më shumë se sa mbesat e nipërit”.
Studimi, i botuar në Lancet, në lidhje me popullsinë dhe fertilitetin ndoqi trendet në çdo vend nga viti 1950 deri në vitin 2017.
Në vitin 1950, gratë kishin një mesatare prej 4.7 fëmijëve gjatë jetës së tyre. Shkalla e lindshmërisë, është përgjysmuar në 2.4 fëmijë për grua deri në vitin e kaluar.
Cilat vende janë të prekura?
Vendet më të zhvilluara ekonomikisht duke përfshirë shumicën e Evropës, SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Australisë kanë norma më të ulëta të fertilitetit.
Kjo nuk do të thotë se numri i njerëzve që jetojnë në këto vende po bie, të paktën jo ende pasi madhësia e një popullsie është një përzierje e nivelit të fertilitetit, shkallës së vdekshmërisë dhe emigrimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...