Policia ka arritur të vërë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ish-kryetarit të Komunës Kotë të Selenicës, Fatmir Hodo.
Lajmi për arrestimin e tij është dhënë nga policia, e cila shprehet se në arrestimin e tij kanë marrë pjesë një numër i madh efektivësh, pasi autori ishte i armatosur.
Autori është identifikuar si A.D, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë dhe është në ndjekje nga policia. Autori e ka qelluar me armë gjahu çifte. Burime bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur për konflikt pronash.
Burime për Fax News bëjnë me dije se autori ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit. Është futur brenda dhe ka debatuar me viktimën, më pas kanë dalë të dy jashtë dhe autori e ka qëlluar dy herë.
Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, administrator i kësaj njësie, është rreth 64 vjeç dhe është i Partisë Demokratike. Hodo është në krye të njësisë administrative Kotë është që nga viti 2015.