Djegia e makinave në Durrës, flet pronari

Diel, 11 November 2018 11:16

Të tjera detaje zbulohen pas djegies së dy makinave mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së stadiumit ‘Niko Dovana’ ndërsa dy mjetet që janë djegur janë tip ‘Benz’ me targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ.

Objektivi ka qenë mjeti me targa AA 432 PL, ndërsa mjeti tjetër ka marrë flakë pasi ishte afër.

Pronari i mjetit me targa AA 432 PL punon si projektues në një firmë private në Durrës dhe ka deklaruar gjatë dëshmisë së tij në polici se nuk ka konflikte me askënd.

Policia nuk përjashton pistën se makinat mund të jenë djegur nga persona të pa përgjegjshëm pa ndonjë arsye konkrete.

Po këqyren kamerat e sigurisë së bizneseve pranë për të identifikuar autorët e ngjarjes si dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve./BW

Modifikuar më Diel, 11 November 2018 11:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...