Çka është ajo që e bën “Star Wars” tejet të popullarizuar? Apo “Terminatorin”? Apo filmin “Halloween”? Çfarë kombinimi të përbërësve esencialë, çfarë burimi magjik i autenticitetit kërkohet që të sigurohen audienca dhe kritikët në mënyrë që episodet e ardhshme të vlerësohen ashtu si ishin vlerësuar dikur origjinalet?
Kjo pyetje duket se është bërë esenciale në biznesin e filmave me buxhet të madh në vitin 2018, shkruan Koha Ditore.
Të thuhet se e gjitha nisi me “Star Wars: The Force Awakens” do të ishte tendosje e së vërtetës, por duke kthyer Luke, Leia dhe Han sigurisht se na ka ndihmuar të harrojmë se jemi ulur për gjashtë orë në të kaluarën dhe kemi shikuar Jar Jar Binks dhe adoleshenten Anakin Skywalker.
Në të vërtetë ky biznes ekziston për dekada tashmë; dallimi i vetëm është se Hollywoodi ka pasur mirësjelljen që yjeve të vjetër t’ua ruajë vendin e tyre. Kohëve të fundit pjesëtarët origjinalë të kastës nuk janë suksesi i madh “The Force Awakens” dhe, me shtrirje më të vogël, “The Last Jedi” duket se kanë bindur studiot se në kërkimin e tyre për kredibilitet vetëm origjinalet do të kenë sukses. Dhe nëse dëshirohet të arrihet autenticiteti final, ndoshta është ide e mirë që të “gatuhet” një skenar në të cilin të gjithë filmat e këqij që audienca dhe kritikët i urryen të mos realizohen./Ben Child/TheGuardian