Asnjë i dyshuar për vrasjen e Harizajt, makina e djegur e autorëve 'braktiset' nga policia

Hënë, 12 November 2018 16:52

Pesë ditë pas vrasjes së 39-vjeçarit nga Vlora Edison Harizaj, policia e Durrësit nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Makina e përdorur nga autorët e krimit, e cila u gjet e djegur pranë varrezave të Shën Vlashit, është lënë e braktisur në trotuar pranë godinës së policisë.

Edison Harizaj i njohur edhe si "padrino i Vlorës" u ekzekutua me breshëri armësh mesnatën e 7 nëntorit në dalje të Durrësit pasi u ndoq nga autorët teksa udhëtonte për në Vlorë.

Bashkë me 39-vjeçarin humbi jetën nga plumbat edhe shoku i tij Genci Çaci, i cili ndodhej në makinë me objektivin e atentatit.

Edison Harizaj është hetuar nga policia dhe Prokuroria e Vlorës për disa ngjarje të rënda në këtë qytet përfshirë edhe zhdukjen e Albano Xhaferrit në qershor të këtij viti, por pa gjetur prova për ta arrestuar.

Më shumë se 40 persona janë shoqëruar pas atentatit të ndodhur pesë ditë më parë por më pas janë lënë të lirë, pasi policia nuk ka gjetur prova për implikimin e tyre. pistat kryesore që po hetohen janë hakmarrja dhe eliminimi për konflikte mes grupeve kriminale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...