Radhë të gjatë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Një qytetare që ka dërguar pamjet pranë Ora News, thotë se ndodhet që prej orës 16:00 në radhë.
Sipas saj, atyre ju thuhet se ka një problem në sistem, ndërsa shton se lejohen të kalojnë ata që kanë letra greke.
Gazetarja e Ora News në Gjirokastër konfirmon se ka pasur një problem në sistemin kompjuterik të palës greke.
Ndërkohë, një tjetër qytetar shpreh shqetësimin për radhët e gjata edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Qytetari thotë se po presin prej dy orësh në kufi në të ftohtë. Qytetari thotë se shtetasit me kartë identiteti greke kalojnë lehtësisht, ndërsa ata me pasaporta shqiptare presin prej orësh.
Gazetarja e Ora News në Korçë konfirmoi se ka një defekt në sistemin kompjuterik të palës greke duke krijuar radhë në anën tjetër të kufirit.