AKU në qytetin e Elbasanit ka ushtruar kontroll në tregun e hapur , në markatë, ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë dokumentacion veterinar dhe fiskal.
Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit bllokoi gjithsej 268 kg produkte qumështi (djathë kaçkavall, djathë i bardhë, gjalpë),8 kg mjaltë, 6 kg vaj ulliri.
Ndaj subjekteve me aktivitet specifik Tregtim bulmeti: “Demir Halili“, “Bukurosh Asllani”, “PerparimShahollari”, “Bukurosh Peza” dhe “Albana Peza” u morën masa administrative gjithsej 5 gjoba në vlerë 600 000 lekë dhe 3 ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.
AKU inkurajon operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU si dhe të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.