Si jetojnë në arrest shtëpie anëtarët e familjes Shuti

Diel, 18 November 2018 17:36

Çfarë ndodh në shtëpinë e bujshme në Brenogë të Hasit, atje ku policia zbuloi një laborator heroine. Çfarë bëjnë pjestarët e familjes Shuti, dy prej të cilëve janë në arrest shtëpie. Çfarë thotë më i moshuari Shuti që mezi merr frymë?

Në Brenogë të Hasit, shtëpia e identifikuar laborator droge ngjan me një ngrehinë të braktisur. Brenda saj jeton pjesa e mbetur e familjes Shuti. Aty ku natën e 19 tetorit u zbuluan 182.5 kg morfinë dhe 22 përbërës për heroinë nuk ka më policë. Dy pjestarët e saj Mustafa Shuti 76 vjeç dhe Anila Shuti janë në masën e sigurisë arrest shtëpie. Për t’u parë me ta duhet t’i biesh rrotull ndërtesës disa herë. Ata janë të shokuar, por bujarë.

Në dhomën ku supozohej i ngritur laboratori drogës, s’ka asnje gjurmë.Mustafa Shuti, i moshuari i familjes mezi qëndron në këmbë. Frymëmarrja i është vështirësuar nga një sëmundje e rëndë dhe e gjatë.

Gazetari: A mund ta përballoni këtë situatë?

Shuti: “Unë jo, jam i sëmurë”.

Gazetari: A mund të pajtoheni?

Shuti: “Nuk pajtohem se ka qenë qëllimisht, në dijeni jo. Më tha ma lësho një dhomë, ia lëshova bëra një firmosje kontrate dhe ka ik në punë të vet. Se kush erdhi në kët botë”.

Tashmë familja ka rënë në gjunjë ekonomikisht. Bashkëshortja e Mustafait prej kohësh e paralizuar në shtrat. Kurse Anila nën masën e arrestit shtëpiak e papunë, me parë ishte edukatore.

Burri saj Xhaviti është në burg. Vetëm tre fëmijët dalin nga shtëpia në shkollë. Për këtë ngjarje krimet e rënda kanë lënë në burg tre vetë, Xhavit Shutin, Flamur Bishon Çelo dhe Vehbi Barushin. /abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...