Shqiptari grabiti 500 mijë euro diamante, por pas një viti i ndodh gjëma

Hënë, 19 November 2018 09:27

Një i ri shqiptar, Begtash Muka, është kapur më në fund nga Policia e Maltës, pasi ishte shpallur në kërkim prej një viti për një grabitje prej qindra mijëra eurosh nga “Diamond International” në Tigne.

Ai u pikas nga ushtarët duke u përpjekur të hyjë në një kazermë ushtarake në Safi.

Para se të hynte në kazermë, ai u përpoq të kërcente mbi një gardh për të hyrë në aeroport, por nuk ia arriti dot. Policia është duke hetuar pse deshi ta bëntë këtë ai.

Të shtunën në mëngjes, oficerët e sigurisë në Parkun e Aviacionit në Safi panë një makinë të zezë që zonën e parkimit të makinave që u ndal pranë murit që e ndante këtë hapësirë nga zona e parkimit  të avionëve.

Shoferi doli nga makina dhe u ngjit në mbulesë duke u përpjekur të hidhej matanë, të kapërcente gardhin dhe të hynte në zonën e ndaluar të aeroportit pranë avionëve të parkuar jashtë hangarit të kompanisë Medavia.

Kur shqiptari pa ushtarët të suleshin drejt tij, ai kapërceu rrugën dhe u hodh mbi një barrierë sigurie për të hyrë në barakat e Forcave të Armatosura.

Nisi menjëherë kërkimi për këtë njeri derisa oficerët e Shërbimit të Paraburgimit kërkuan ndihmë kur ata u gjendën ballë për ballë me të dhe u kishte drejtuar një armë zjarri.

Shqiptari u rrethua nga ushtarët dhe iu mor arma.

Oficerët e Ndërhyrjes së Shpejtë e arrestuan menjëhërë.

Nga hetimet u zbulua se makina e përdorur nga ai kishte të dhëna të vjedhura nga një mjet tjetër që u gjet i parkuar diku tjetër. Vetë makina e përdorur nga shqiptari duhej të kishte pasur targa të Britanisë së Madhe.

Nuk përjashtohet mundësia që përveçse po përpiqej të ikte nga Malta, Muka po planifikonte të kryente një akt kriminal në aeroport.

Vëllai i tij Daniel Muka ishte arrestuar më herët. Në fund të tetorit 2018,  Daniel Muka doli para gjykatës në lidhje me grabitjen e “Diamonds International” dhe tentativën e vrasjes së dy policëve gjatë arrestimit të tij. Daniel Muka, 22 vjeç u akuzua për përfshirje në grabitjen e 5 tetorit në “Tigne Point”, gjatë së cilës një oficer i sigurisë u plagos dhe një sasi e konsiderueshme e bizhuterive u vodh.

Daniel Muka tha se ishte i pafajshëm, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në burg dhe urdhëroi ngrirjen e pasurisë së tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...