Shqipëria me karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë

Hënë, 19 November 2018 14:26

Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik). Ndërsa në botë renditet në vendin e 15, me vendet të tilla si Afganistani, Zambia, Haiti, Etiopia, Kamboxhia, Bangladeshi.

Të dhënat janë përllogaritur nga Monitor, bazuar në të ardhurat për frymë të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Global Petrol Price për benzinën.
Një litër benzinë në Shqipëri kushton 1.48 euro, ndërsa të ardhurat ditore për frymë janë 14 euro (ndër më të ulëtat në Europë, bashkë me Kosovën).
Teksa në vlerë absolute, benzina në Shqipëri është pak më e lirë se në vende të tjera të Europës, si Francë, Portugali, Finlandë, Greqi, Holandë, Itali, në raport me të ardhurat për frymë ajo është shumë më e shtrenjtë.
Në Francë, e cila prej disa ditësh është mbërthyer nga protesta masive për shtrenjtimin e çmimeve të naftës, qytetarëve të saj u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore, pra 10 herë më pak se shqiptarëve. Italianëve u duhen 1.8% të të ardhurave ditore, holandezëve 1.1%, grekëve 2.9%.
Pas Shqipërisë, në Europë, nafta është më e shtrenjtë në vendet e rajonit, ku në Bosnjë duhen 7.6% të të ardhurave ditore, në Maqedoni 7.2% dhe në Bosnjë 7.1%.
Në botë, nafta më e shtrenjtë është në Afghanistan dhe Zambia, ku banorëve u duhen përkatësisht 42 dhe 38% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Ndërsa më e lirë në botë është në Venezuelë, me vetëm 0.1%.
Pse nafta në Shqipëri është kaq e shtrenjtë
Operatorët vendas pohojnë se taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku mbi 60% të çmimit e përbëjnë taksat.
Në Shqipëri nafta taksohet si vijon:
-Akciza, 37 lekë për litër;
-Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër;
-Taksa karbonit, 3 lekë për litër.
Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40. Nga 182 lekë që paguajnë për naftën sot konsumatorët, 100-110 lekë shkojnë si taksa për shtetin. Një tjetër koncesion është në horizont, ai për pompat e naftës, kosto e të cilit pritet të shkarkohet sërish tek çmimi final.

Teksa Shqipëria po planifikon të bëjë një pjesë të madhe të rrugëve me pagesë, që ka filluar tashmë të zbatohet për Durrës-Kukës, shqiptarët po i paguajnë dy herë taksat, njëherë në çmimin e naftës si taksë qarkullimi dhe një herë direkt, kur kalojnë rrugën e Kombin, aktualisht, dhe më pas kur të fillojë taksimi tek të tjerat.

nafta.png

 

Modifikuar më Hënë, 19 November 2018 14:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...