Denoncimi nga Saranda/Policia në Qafë-Botë kthen pas asnjë arsye drejtuesit e automjeteve

Hënë, 19 November 2018 15:21

Partia Demokratike dega Sarande denoncon situatën e krijuar ne Piken e Kalimit Kufitar te Qafe-Botes prej datës 09.10.2018. Përmes një deklarate për mediat dega e PD në Sarandë thekson se fal paaftësisë së policisë çdo automjeti që tentojnë të kalojnë kufirin kthehen nga policia kufitare shqiptare e cila është ne tension për sasinë e madhe të kalimit të drogës dhe në këtë depresion iu bën terro qytetarëve shqiptarë.

Prej kësaj date, te gjitha automjetet qe tentojnë te kalojnë kufirin, kthehen pa dallim nga oficeret e policisë, për t’u kontrolluar ne vije te dyte. Asnjë mjet nuk lejohet te kaloje pa u kontrolluar, pavarësisht nëse ka emergjenca, nëse ka brenda tyre te moshuar apo te mitur etj. Kjo ka sjelle si pasoje, radhe te gjata e vonesa te mëdha ditore ne këtë Pike te Kalimit Kufitar duke penalizuar kështu udhëtaret e duke paralajmëruar vonesa akoma edhe me te gjata duke ditur qe festat e fundvitit po afrojnë.  Sipas oficereve te policisë, ka një urdhër për te kontrolluar çdo mjet qe pas ngjarjes se datës 09.10.2018, kur policisë ne Qafe-Bote i kaloi “nen hunde” një mjet i mbushur me 115 kg marijuane, i cili me pas u kap ne Igumenice.
Por a është faji i te gjithë qytetareve qe policia ne Qafe-Bote nuk arrin te identifikoje mjetet e dyshuara, ne mos ka bashkëpunuar me ato?
A është faji i qytetareve qe ne këtë Pike te Kalimit Kufitar nuk ka skaner por çdo mjet duhet ti nënshtrohet kontrollit qe zgjat 10 minuta e me pas te pres serish disa ore ne radhe për te kaluar pasi kane kaluar mjetet para tij?
A duhen penalizuar te moshuar, te mitur apo te sëmurë për mungesën e profesionalizmit te policisë ne Qafe-Bote, ne mos bashkëpunimit te policisë me trafikantet?
E nëse këtyre pyetjeve nuk mund t’i përgjigjet kush, po bëjmë edhe një te fundit.
Pse nuk ushtron te njëjtin kontroll Policia Kufitare e Sarandës edhe ne kufirin e gjelbër, po lejon kalimin e qindra kg droge çdo muaj drejt Igumenices?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...