Kriminale dhe antiligjore ka qenë thirrja e sotme e ish-shefit të policisë Rrugore të Tiranës, Besmir Qibini. Me anë të një statusi në facebook, qitini ju ka bërë thirrje policëve që të hakmerren ndaj qytetarëve dhe protestuesve dhe tu presin gishtat.
Sipas tij ata duhet të hakmerren për policen e plagosur sot gjatë protestës para parlamentin.
Ja çfarë shkruan Qibini në facebook:
“Frika disiplinon kurajon dhe imponon respektin”, turp, ca drejtues lokal, qe nuk ekuivalentuan prerjen e gishtave te punonjeses se policise, me ate qe duhet te benin. Turp per Drejtuesit e Policise se Tiranes. Tamam Qurre".
Kujtojmë që thirrje të tilla janë kërcënim serioz për jetën e njerëzve, prandaj prokuroria duhet të hetojë çështjen.