Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot në futbollin shqiptar në ndeshjen e Kategorisë së parë për moshat U-19 mes Kastritotit dhe Kukësit.
Ndeshja ka degjeneruar në një sherr masiv, teksa arbitri e ka ndërprerë në mes sfidën të cilën ishte duke e fituar Kukësi me rezultarin 1-3.
Lojtarët e Kastriotit të Krujës kanë rrahur brutalisht kundërshtarët e tyre, madje në stadium kanë hyrë edhe tifozët.
Një dëshmitar tregon për "JOQ Albania" se plot 10 futbollistë të Kukësit ndodhen në spitalin e Krujës si pasojë e dëmtimeve të mara.
Ja mesazhi i tij:
Sot ne Kruje ndeshjen KRUJA-KUKESI ndodhi nje ngjarje tragjike ne fushen e lojes madje dhe pas ndeshjes mes dy palev. Nje sherr masiv qe po njollos futbollin Shqiptar, pa siguri per lojtaret e Kukesit te cilet janë goditur nga lojtaret e Krujes dhe nga tifozet vendas. 10 nga lojtaret e Kukesit te demtuar rende te cilet ndodhen ne spitalin e Krujes dhe nga vendasit eshte vetem 1 i demtuar, Futbolli shqiptar eshte drejt fundit."