Vrasja e mikut të Shullazit, zbulohet telefonata e fundit e Harizajt

Hënë, 26 November 2018 16:21

Grupi hetimor ka zbuluar fakte të reja rreth vrasjes së Edision Harizajt dhe Genci Cacës, në një atentat në Durrës.

Nga këqyrja e tabulateve telefonike të Harizajt është zbuluar një telefonatë që i është bërë atij pak minuta para ekzekutimit.
Një person e telefonoi 25 sekonda Edison Harizajn vetëm pak minuta se ai të ekzekutohej bashkë me shokun e tij Genci Caca. Grupi hetimor për vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e 7 Nëntorit në Durrës, ka siguruar prova të reja.

19 ditë nga ngjarja, ekspertët arritën të zbërthejnë celularët e ‘faqedjegurit’ Harizaj dhe të Cacës.

Një burim i tha ABC News se po punohet për zbardhjen e telefonatës para atentatit, çfarë i thanë 39-vjeçarit Harziaj dhe cili ishte personi.

Ka dyshime që përmes kësaj telefonate ka folur vetë porositësi për vrasjen e Edison Harizajt, por këto mbeten vetëm supozime.

Me ç’kodimin e celularit të viktimës, janë gjetur edhe mesazhe të shkëmbyera mes Edison Harizajt dhe dy personave të tjerë natën e atentatit.

Njëri prej të cilëve eksponent i njohur në botën e krimit në zonën e Durrësit. Përmbajtja mbahet akoma e fshehtë për shkak hetimor.

Burime nga grupi hetimor dyshojnë se lëvizja e Edison Harizajt dhe Genci Cacës nga Vlora në Tiranë, dhe më pas kthimi nga Durrësi nuk ka qenë i rastësishëm.

Porositësit e atentatit apo vetë autorët, kanë ndikuar në lëvizjen e viktimave, duke krijuar mundësinë e ekzekutimit.

Emri i vlonjatit Harizaj, sipas hetuesve, ka dalë vazhdimisht në ngjarje të rënda kriminale siç është përfshirja në vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë.

Kurse së fundmi, miku i Emiljano Shullazit ishte përfolur si person që nëpërmjet kanosjes u vinte gjoba biznesmenëve të ndryshëm.

Veç dyshimeve fillestare për një ekzekutim për hakmarrje referuar ngjarjeve të vjetra, hetuesit tani kanë në dosje edhe konfliktet aktuale që viktima kishte krijuar me të tjerë persona. /AbcNews

 

Modifikuar më Hënë, 26 November 2018 16:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...