Shorti i KED, zbardhet letra e Metës për Ruçin: Vendi është në një situatë shqetësuese

Hënë, 26 November 2018 17:16

Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi i ka kaluar Kuvendit.

Presidenti Ilir Meta nuk e ka hedhur shortin, pasi nuk e ushtron këtë kompetencë dhe përmes një shkrese drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, informon se ia ka kaluar Kuvendit kompetencat për përzgjedhjen e anëtarëve të KED. Presidenti e ka informuar Kuvendin se për shkak vakumit ligjor nuk mund të hedh dot shortin për KED. Pas tërheqjes së Metës, shorti për KED pritet të hidhet më 5 dhjetor nga Kuvendi.

Me përzgjedhjen e anëtarëve të KED, do t’i hapet rruga edhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila prej gati një viti është jashtë funksionit, për shkak të mungesës së anëtareve.
LETRA

Në letrën drejtuar Ruçit, kreu i shtetit shpjegon edhe arsyet se pse duhet që shorti të hidhet nga parlamenti.

“Me përgjegjësinë e lartë dhe vullnetin e mirë për të mos humbur kohë, Presidenti i Republikës vlerëson se i takon Kuvendit të Shqipërisë, si institucion ligjbërës në Shqipëri të realizojë procesin e përzgjedhjes së anëtareve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në frymën e Kushtetutës. Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, garanton dhe i ofron Kuvendit të Shqipërisë, të gjithë mbështetjen e nevojshme me qëllim zgjidhjen e kësaj situatë të krijuar dhe kapërcimin e saj”, thuhet ndër të tjera në letrën e Metës.

Në letër, kreu i shtetit shpreh shqetësim për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese për shkak të mungesës së anëtareve dhe vonesën në ngritjen e institucioneve të reja nga reforma në drejtësi.

Meta kërkon nga parlamenti që “jo vetëm të sigurojë përzgjedhjen e anëtareve të KED-së së re, por duhet të sigurojë njëkohësisht edhe vazhdimësinë dhe funksionalitetin e këtij organi përgjatë gjithë vitit 2019”.

 

 

 

Modifikuar më Hënë, 26 November 2018 17:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...