Mielli serb për kafshët shqiptare!

Hënë, 26 November 2018 17:55

Nga Gani Mehmetaj


Kështu talleshin në rrjetet sociale serbët para një kohe, kur shpërtheu skandali i miellit serb me krunde e mbetje me afat të skaduar, që tregtarët tanë në vend ta shpërndanin në ferma kafshësh, ua shpërndanë furrave të bukës në Shqipëri e në Dardani. Pastaj talljet shkonin deri në racizëm të sëmurë me togfjalëshin kafshët shqiptare nuk meritojnë miell më të mirë, të gjithë ata janë të njëjtë si në Shqipëri, si në Kosovë etj.
Një tjetër serb më pragmatik u përgjigjej: "Janë të pafytyrë këta tregtarët tanë, në vend t'ua shpërndanin krundet e kafshëve në çdo kontingjent mielli, ata i shiten përnjëherë. Shqiptarëve të Kosovës ne ua mbarojmë biskotat e tyre të preferuara "Plazma" me krunde kafshësh, duke i shtuar edhe pak miell të mirë dhe ata i hanë si të babëzitur, madje mburren se me këto biskota i rriten fëmijët". Me vinte plasja kur talleshin me neve si me gomarët e Muçivercës.
Sigurisht tash nuk do të tallen me këtë racizëm, sepse nuk vonoi shumë dhe dikush e mbylli atë rrjet social, por mielli serb për kafshët shqiptare prapë do të vjen në Dardani e në Shqipëri
A e dini ju se serbët e Dardanisë konsumojnë mielli e biskota "Plazma" nga linja tjetër e prodhimit? Shkoni në enklavat e tyre dhe do të bindeni.
Autori i këtij shkrimi, beson se e blen bukën nga mielli gjerman. Ashtu me thonë furrtarët.
Pra, ka edhe prodhues tjerë të miellit në botë, pos serbit. Ndërkaq vetëm për disa shqiptarë e tregtarë të mjerë Serbia është qendra e botës?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...