"Biri i një vrasësi...", gazetarja e Kosovës i kthehet keq Ramës

Hënë, 26 November 2018 20:04

Gazetarja kosovare, Kimete Berisha ka shpërthyer ashpër ndaj kryeministrit Të Shqipërisë, Edi Rama. Reagimi i gazetares erdhi pas fjalimit të Ramës në mbledhjen e dy qeverive ku deklaroi se askush nuk duhet ta quajë Hashim Thaçin tradhtar.

Në reagimin e saj gazetarja e quan Ramën birin e një vrasësi, si dhe të keqpërdorur nga Hashim Thaçi.

Shkrimi i plotë i Kimete Berishës:

Gomari e ka parë djallin!

E, kush na tha ‘gomarë!

Biri i një vrasësi.

Po pse ‘gomarë’?

Që kemi thënë se kush e shet Kosovën është tradhtar.

A më keq me qenë gomar a vrasës!

Gomari e ndihmon shqiptarin m’i kry punët më të rënda, edhe gomari nuk jep gisht m’u vra poetët si baba i Edi Ramës.

Gomari e ka ndihmu bile edhe Krishtin, prandaj Bibla shpreh mirënjohje ndaj ‘tij’ dhe e përmend s’di sa herë.

Ramush Haradinaj dhe të gjithë ne që mendojmë se Hashim Thaçi (bashkë me ty dhe Aleksandër Vuçiçin) po doni m’u çmend për m’ia dhënë veriun e Kosovës-Serbisë, jemi të vjetër për të qenë ‘gomarë’, se gomarët jetojnë veç 30 vjet.

Profeti Muhamed e ka ditur se kur pëllet gomari tregon se e ka parë djallin.

‘Gomarët’ të kanë pa ty.

Dhe e dinë se ti kujton se ua ke zbuluar ‘thembrën e Akilit’ shqiptarëve të Kosovës, prandaj sa herë do i mashtron, mjafton me na përmend ‘bashkimin kombëtar’ dhe ne pëshurremi prej lezeti.

Guxoj të them, se ti asnjëherë nuk ke menduar as nuk ke vepruar gjë t’hajrit për ne, përveç se si ti mashtrosh shqiptarët e Kosovës, të cilëve kujton se ende u mjafton bashkimi, se veç shqiptarët e Kosovës janë të magjepsur me bashkimin kombëtar, asnjë shqiptar i Shqipërisë nuk vuan nga kjo dashuri ‘patologjike’ nga e cila nuk shërohemi ne.

‘Gomarët’ të kanë dëgjuar sot në konferencë me gazetarë, kur pas fjalimit ‘fantastik’ në mbledhjen mes dy qeverive në Pejë ku the ‘Kosova nuk është gjysmë-shtet’, e pastaj dole si avokat dhe shok i Hashim Thaçit (jo si kryeministër) the:

‘Duhet ta ndajmë shapin prej sheqeri. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar…’

Pra, edhe sipas teje (njësos si sipas Vuçiçit) Kosova duhet të ndahet, por jo shqiptarët, shqiptarët duhet mos m’u nda, toka po.

Ta merr mendja se ka mbetur kush që ti ‘ha’ këto fore!

Marifetet t’u kanë lodhur dhe të janë konsumuar, janë vonuar si triku final i Hudinit ‘varrosja për së gjalli’.

Tash je shumë nervoz për me arrit me fsheh urrejtjen, neverinë, mendjemadhësinë dhe mungesën e kreativitetit.

Ne t’Kosovës nuk kemi pasë shumë punë me gomarë, por thuaj atij Arbenit të ta gjejë një gomar, t’ia prejë një tufë flokë, ose të ta bjerë te shpia, se nëse e prek gomarin ta shëron çmendurinë, përveç që ta nxjerr mllefin e tërbimin nga sytë, ta heq kollën e keqe dhe frikën që e ke nga vdekja. Bile nëse hip mbi ta kthen edhe buzëqeshjen.

Kryesore sot jemi kënaq:

– E keni heq romingun, se shumë po vuajmë për biseda vëllazërore me pare;

– Patent-shoferët ua keni pranu njëri-tjetrin, se shumë probleme kemi pas me ta;

– Jeni marrë vesh për bujqësi, me do certifikata të unifikume me qenë, të gjitha me pas ngjyrën e njejtë dhe madhësinë e njejtë;

– Për me informu diasporën çka bani, a jeni lodh, a jeni mirë;.

– Me bashkëpunu në fushën e rinisë. Vullnetarët e Shqipërisë rregullisht me ardh me bujtë te vullnetarët e Kosovës;

– Jeni marrë vesh që m’u dasht dhe me çu mirë me njëri-tjetrin.

Por keni harru m’i dhez dritat në Rrugën e Kombit, të cilën e paguajmë për netët me yje që na i ofron.

I numëron yjet kur kalon natën nëpër të, ndjen se po fluturon në kozmos, aty ku toka bashkohet me qiellin.

Është e dhimbshme se sa më shumë i janë mbush xhepat, aq më shumë i janë harxhuar fjalët, Edi Ramës.

E çka don me ble me ato pare, o Ramiz!

Ai neve na ka krahasu me kafshët, por kafshët e njohin të zotin e vet edhe kur ndodh që njerëzit ta harrojnë Zotin:

‘Kau e njeh të zotin e tij; gomari e njeh grazhdin e pronarit të tij, veç Izraeli nuk e njeh, populli im nuk kupton’ (Isaiah 1:3)

P.S.

Edi Rama kurrë nuk e thotë atë që e bën,

Hashim Thaçi kurrë nuk e bën atë që e thotë.

Hashim Thaçi ia nxorri bojën dhe e zvogëloi Edi Ramën, e bëri palaço dhe avokat të vetin (nuk e ka pas lehtë Hashim Thaçi, derisa Edi Rama ka treguar përralla, Hashim Thaçi e ka bërë budallë, me heshtje).

Por, në fund të tregimit ‘Shqiponja e ha gjarprin’.

Modifikuar më Hënë, 26 November 2018 20:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...