Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Prrenjasit, ku është dhunuar në krye të detyrës Shefi i Grupit Operativ te OSHEE Prrenjas, Reshit Karriqi.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ai është goditur me grushte dhe mjete të forta nga shtetasi Artan Kokonozi banues në Prrenjas, i cili rezulton të ketë zaptuar me dhunë tri muaj më parë një ambient që është në pronesi të OSHEE.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Kokonozi pasi e ka zaptuar këtë objekt që dikur ka shërbyer si zyrë e ndërmarrjes së ish elektrikut ka sistemuar familjen në të duke pretenduar se e ka kthyer në banesë.
Pas ngjarjes ka qenë Shefi i Grupit Operativ bashkë me Shefin e Agjensise kanë berë denoncim për zaptimin nga ky shtetas në Postën e Policisë në Prrenjas.
Në këtë denoncim thuhet:
Sot punonjesi i OSHEE, eshit Karriqi në kohën që ka qenë duke u kthyer për në zyrë nga lagja Prrenjas Fshat ku kishte kryer manovrime në kabinën elektrike është sulmuar dhunshëm nga zaptuesi i zyrës së ish ndërmarrjes elektrike Kokonozi i cili i ka dalë perpara dhe e ka goditur në fytyrë dhe në trup.
Vetëm ndërhyrja e kalimtarëve ka arritur të frenojë agresorin pasi situata mund të perkeqesohej pasi agresori njihet edhe si person me probleme të shëndetit mendor. Ndērkohë dhunuesi ka kërcënuar me jetë punonjesin e OSHEE dhe familjarët e tij si dhe ka dëmtuar për të disatën herë derën e kabinës kryesore elektrike në qytetin e Prrenjasit.