Pas firmosjes së marrëveshjes doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive që u mbajt në Pejë më 26 nëntor, vjen një koment nga Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë.
I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në “News24″ Jaka pohoi se mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive mirëpriten nga bizneset, por në praktikë ato sipas tij nuk sjellin produkt. Po ashtu ai tha se nuk u dëgjua të flitej për heqje barrierash tarifore.
“Në normalitet ne i kemi pritur mbledhjet e qeverisë, pro asnjëra nga ato s’kanë sjell produkt. Nuk dëgjova heqje barrierash, por unifikimin doganor mes dy vendeve. Është hera e parë që bëhet. Por kemi një bashkim fizik, bashkim sportelesh. Kemi dy çati, por dy sportele. Është diçka që akoma nuk e kuptojmë se çfarë është axhenda dhe objektivi. Ne e dimë që është hequr romingu, një kosto telefonike”, tha Jaka.