Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe shira të izoluar, më të dukshme në Veri dhe Jug. Duke filluar nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike në të gjithë vendin duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët.
Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale, duke bërë që mëngjesi të ulet deri në -1 gradë dhe mesdita të arrijë 17 gradë.