Sot shënohet 106 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shtetit shqiptar në Vlorë.
Dhe për të përkujtuar këtë ditë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka publikuar edhe Deklaratën e Pavarësisë.
"Në Vlonë, më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912. Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria me sot të bahet në vehte, e lirë e e mosvarme."