Sportelet e OSHEE-së do të jenë të hapura më 28-30 Nëntor

E mërkurë, 28 November 2018 14:48

Pavarësisht ditëve të pushimit për shkak të festave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A), njofton se sportelet e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkat do të jenë të hapura në shërbim të abonentëve për pagesën e faturës dhe kërkesë/ankesë.

Konkretisht, më 28 Nëntor, sporteli do të qëndrojë hapur nga ora 08:00 deri në 18:00, kurse në datat 29 dhe 30 nëntor, shërbimi do të ofrohet nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Login to post comments