Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, për policen e plagosur.
Ne nje status ne rrjetin social FB zonja Pampuri i drejtohet Veliajt: -“Kryebashkiak fjalëshume, aktivist i Mjaft e G99, si nuk pyete një herë për ata fëmijë që dergjen rrugëve prej 25 ditëve, si nuk pyete për ato gra mbi kurrizin e të cilave vërshuan pa mëshirë shkopat e gomës, për atë djalë adoleshent të cilit qëllimshëm iu thyen gishtat e dorës”
Ja postimi i plotë i deputetes Orjola Pampurit ne FB
Kryebashkiaku sot habiti dynjanë, duke u ndjere ne hall se kush do te marre për grua efektiven e policisë......
Kryebashkiak fjalëshumë, aktivist i Mjaft e G99, si nuk pyete një here për ata fëmijë qe dergjen rrugëve prej 25 ditëve, si nuk pyete për ato gra mbi kurrizin e te cilave vërshuan pa mëshirë shqopat e gomës, për atë djalë adoleshent te cilit qëllimshëm iu thyen gishtat e dorës, për ato gra shtatzënë qe ne shi e ne te ftohte gdhihen e ngrysen duke ju kërkuar juve bejtexhinjve te Mjaftit e G99, t'i jepni te drejtën e shpronësimit te mundit e djersës se tyre.
Po mire mor kryebashkiak fjalëshumë, qe sa me shume tinguj te prodhosh gjate ditës aq me e madhe është mundësia te besh gafa, por këtë here jo vetëm gafe por diskriminove një kategori njerëzish te cilët kane lindur me një distrofi muskulare, por kane një profesion, kane një familje, e kane dhe shume moral, kurse për gishtat e efektives jeni përgjegjës ju dhe vetëm ju, qe çoni gra e vajza ne krye te protestave, ne përballje me te drejtën e qytetareve te pambrojtura me mjetet e duhura sikurse koleget e tyre.
Si mund te artikulosh kaq shume broçkulla te tilla, brenda një dite, si mund te diskriminosh kështu nje kategori njerëzish, edhe pse askush nuk te diskriminoi ty, edhe pse erdhe nga G...99. C'Pune ke ti more kush do te marre atë vajze, besoj qe nuk tha askush se kush do te te marre ty edhe pse ishe aktivist i G...99.