Policia vazhdon të trembë banorët e Unazës së re që ata të mos dalin më në protestë. Sot është shoqëruar në Komisariatin nr2 të kryeqytetit shtetasi Kujtim Ylli, banor në këtë zonë dhe protestues kundër vendimit të qeverisë që sjell shkatërrimin e 400 banesave.
Policia e akuzon Yllin për shkatërrim prone publike, dhe nuk sqaron se çfarë është kjo pronë e shkatërruar.
Banorët janë mbledhur në Komisariatin nr2 dhe i quajnë akuzat sajesa për të mbjellë terror. Pavarësisht këtyre veprimeve, banorët thonë se nuk do tërhiqen.