Skandali/Ikja e shqiptarëve, qeveria e gjen zgjidhjen: Do marrim të huaj!

Premte, 30 November 2018 15:30

Kur debati për largimin e profesionistëve jashtë Shqipërisë dhe efektet e emigracionit po bëhen gjithmonë e më të shpeshta qeveria ka nxjerrë për konsultim strategjinë kombëtare për qeverisjen e migracionit dhe planin e veprimit duke parashikuar një seri masash. Mes disa sferave që përcaktojnë politikat që duhet të ndërmerren është parashikuar edhe sfera 3 e cila i dedikohet politikave të efektshme të migracionit për motive punësimi dhe ndikimi i rritur pozitiv i migracionit tek zhvillimi kombëtar/lokal. Në pjesën e politikave të efektshme të migracionit për efekte pozitive është parashikuar edhe një pikë që nënvizon kuadrin e politikave të efektshme të migracionit për efekte të punësimit. Duke analizuar disa prej tyre strategjia çon vëmendjen edhe tek ndryshimi i qëndrimit që vendi ynë ka ndaj të punësuarve të huaj. Madje strategjia nënvizon se qasja në të ardhmen e afërt duhet të jetë e ngjashme me vendet fqinje sot pjesë e BE që për sektorë të caktuar dhe në bazë të kërkesës së tregut bëjnë punësime me kontrata afatgjata për të huajt.

“Shqipëria ka një sistem kuotash për menaxhimin e imigracionit të punës, i cili synon të përcaktojë aktivitetet dhe profesionet për të cilat lejohet punësimi, si dhe numri i lejeve të punës. Procesi i përcaktimit të kuotave vjetore për punësimin e imigrantëve varet shumë nga prioritetet e politikave të migracionit dhe nga situata e ndryshueshme në tregun e punës (sidomos në lidhje me punësimin sezonal). Ky proces ka pasur një efekt të kufizuar dhe duhet të rishikohet për të reaguar më mirë ndaj nevojave të tregut të punës, sidomos në sektorët me mungesë të aftësive. Për më tepër, në të ardhmen e afërt, Shqipëria, njësoj si shumë vende fqinje të BE-së, do të duhet të marrë në konsideratë ofrimin e skemave specifike për tërheqjen e profesionistëve të huaj dhe punëtorëve të kualifikuar në sektorët me kërkesë të lartë, përfshi këtu edhe kombinimin e lejes afat-gjatë të qëndrimit dhe të punësimit” thuhet në strategji. Dokumenti vlerëson se duhet të ketë një analizë më të mirë të migracionit për të parë ndikimin në tregun e punës të tij, flukset migratore si dhe vëllimin dhe strukturën e fuqisë punëtore që më pas do të përcaktojë nevojën për fuqi punëtore të huaj. “Një politikë e ardhshme e mirë për migracionin për motive punësimi do të kërkojë që nevojat e migracionit për punë të monitorohen dhe të parashikohen rregullisht. Vlerësimet e rregullta të ndikimit aktual dhe të ardhshëm të flukseve migratore mbi vëllimin dhe strukturën e fuqisë punëtore kombëtare, së bashku me vlerësimet e ndikimit të migracionit në tregjet kombëtare dhe rajonale të punës, do të duhen për të përcaktuar politikën e migracionit për motive punësimi dhe nevojën për fuqi punëtore të huaj. Njësoj si në vendet e BE-së, ky proces do të kërkojë kapacitete të mira nga institucionet përkatëse të Qeverisë Shqiptare për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për migracionin për motive punësimi dhe përdorimin e projeksioneve të migracionit, për të zhvilluar politika afatgjata të migracionit për motive punësimi” nënvizon strategjia. Një tjetër masë e propozuar sjell në vëmendje identifikimin, përmes anketimeve për aftësitë dhe kualifikimet, të disa prej barrierave dhe mundësive për integrimin e migrantëve të mundshëm dhe të të kthyerve në tregun e punës në Shqipëri. Po kështu dhënien e stimujve si përjashtimi nga taksat e përkohshme si dhe krijimi i një fondi bursash për studime të mëtejshme jashtë vendit dhe pjesëmarrja në programet e shkëmbimit me kusht detyrimin e kthimit. Monitor

Modifikuar më Premte, 30 November 2018 15:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...