Muaji dhjetor do të ketë temperatura të ngjashme me ato të pranverës. Dimri i vërtetë pritet të zgjasë vetëm 4 ditë, teksa reshjet do të rikthehen gjatë mesit të muajit.
Lidhur me parashikimin e motit, meteorologe Lajda Porja tha:
“Është parashikuar që muaji dhjetor të jetë më i ngrohtë sesa një muaj normal. Do të ketë temperatura më të larta sesa vlera klimatike. Për sa i përket reshjeve, pritet që 10-ditëshi i parë te jetë i qëndrueshëm. Kemi një paqëndrueshmëri në 10-ditëshin e dytë, më pas kemi sërish mot të qëndrueshëm, për t’u rikthyer reshjet në fund të dhjetorit. Por. do të kemi më shumë ditë me diell dhe më pak ditë me shi.”
Reshjet dëbore pritet të ketë në vendet malore, teksa temperaturat maksimale në këtë muaj pritet të shkojnë deri në 22 gradë Celcius. TCH