“Vetëm pak ditë më parë një 27 humbi jetën. Trupi i tij 27 minuta ne asfalt. Nuk janë të pakta rastet ku trupi i pajetë i një personi mund të qëndrojë për orë të tëra në rrugë.”
Shkak per këtë situate është bere mungesa e një ambulance morg. Shqetësimin e ngre sektori i qarkullimit në Drejtorinë Vendore te Policisë se Korçës.
Olti Hyka shprehet se stafi mjekësor që vjen me ambulance, pasi konstaton vdekjen në aksidente largohet pa pranuar të marr viktimën.
I pyetur në lidhje me këtë problem drejtori i spitalit te Korçës Ardit Konomi tha se me një urdhër te Ministrisë se Shëndetësisë transportimi i viktimave ne raste ngjarjesh nuk mund te bëhen me ambulance.
Në pjesën më të madhe të rasteve kjo situatë ka sjell reagimin e familjareve, të cilët janë detyruar ti marrin trupat e te afërmeve ne rastet e aksidenteve me mjetet e shërbimeve funerale.