Një shtetas shqiptar është arrestuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në Itali. Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ra në gjurmët e policisë italiane, si i dyshimtë, për faktin se lëvizte gjithmonë në makina të ndryshme. Kur vendosën ta ndalojnë, agjentët e policisë i gjetën vetëm para.
Ndërsa droga, kokainë e pastër, u zbulua gjatë kontrollit në shtëpi e paketuar në disa pako plastike të fshehura brenda disa tullumbaceve të futura në qese.