Mesditën e sotme një i moshuar është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Belishovë të Mallakastrës. S
Dyshimet janë se kemi të bëjmë me vetëvrasje.
“Rreth orës 13:55, në fshatin Belishovë, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi N.A, 72 vjeç.
Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Fierit.