Policia e kryeqytetit ka liruar banorët e zonës së Astirit të cilët u shoqëruan në komisariat gjatë mbrëmjes së sotme pas protestës dhe konfrontimeve me policinë. Pasi janë marrë në pyetje për afro më shumë se 1 orë në dy komisariate të kryeqytetit, banorët janë lënë të lirë.
Në Komisariatin e Policisë nr.6 ishin shoqëruar shtetasit Gentian Gjoni, Altin Cejku, ndërsa në Komisariatin e Policisë nr.3, Shkëlzen Sadikaj, Dritan Cejku dhe Adriatik Cejku.