Nga F.Paluca (SHBA)
“Babë, du me shku ne Greqi”, i thote im vëlla babait. Ishte viti 1991 kur vendi po përjetonte ndryshimet e para mbas renies se sistemit komunist. Babi im, me nje shikim te habitur nga fjalet e tim vëllai, ja ktheu me gjith mllef: “Tradhtar i kombit”. Kaq ishte biseda, me aq u mbyll, Vëllai doli përjashta, ndersa im ate u ul tek divani i zakonshem që çdo shqiptar kishte nje te tille ne ate kohe. Im vlla doli jashte, mbas 2-3 muajsh me ane te postës, morëm vesh se kishte mberritur ne Athine dhe po punonte si furrtar, me nje familje greke, i vetëm pa asnje shqiptar tjeter prane. Ne pranveren e vitit 1993 e morëm në telefon: “Hej vlla, nana asht e smurë, mjekët as nji muj jete s’ja kane dhanë, eja në shpi ta shikosh për herë të fundit sa është akoma gjalle. Une gjate asaj kohe isha akoma ne shkolle të mesme, ndersa isha ne orarin e pushimit te drekes, ne distance pashe vëllain që ecte i vetëm drejt meje. Vrapova drejt tij me lot, e shtrëngova fort me lotët që më rridhnin nga faqet si uje. Ai po qeshte, ndersa une, ne mendje e kisha ba dalje se do ta shifja ma për së gjalli, nuk më besohej. Im vlla, e kisha përballe, në krahet e mi. Ashtu i bukur si asnjëherë tjetër, dukesh qe s’e kishte pa dritën e diellit se ishte bardh si bora, a thu se kishte jetu i mbyllur në qeli.
Nejse, ashtu unë e përlotur dhe ai duke buzëqeshur shkuam në shtëpi. Te gjithe u kënaqën nga ardhja e tij, përfshi edhe babën, nana me ofshamën e saj siç ishte në dhimbje u duk më e qetë që i kishte te gjithe prane tashme. Mbasi nderroi jete nana, im vëlla iku sërish për në Greqi, kesaj radhe u kthye mbas nji jave, kur hyri në shpi nuk foli me asnjë njeri, veç shkoi tek dhoma gjumit te flinte. Shkova për me pa se si ishte te krevati ndersa po flinte, kontrolluam trupin, shpinën e kishte te nxirë zi, plot vija-vija. Me vone morëm vesh se e kishte kapur policia greke në kufi dhe e kishte rrahur kot, për qejf, dhe e kishte kthyer serish mbrapsht. Mbas nje jave qe u ndje me mire, tha qe nuk donte me dalë ma jashte. Filloi te punonte çfarëdo pune qe i dilte.
Ndersa mbaj mend nje qyteze malore plot jete dhe gjalleri, ku dielli shihej vetem gjysem dite nga malet qe e rrethonin, gjysma e banorve ishin te ardhur nga zona te tjera përreth qe jetonin larg familjeve te tyre vetem per te punuar dhe fituar buken e gojes si refugjat ne vendin e tyre, dimri i ashper, vera e shkurtër, dhe me vonë kjo zone u kthye në kamp ndërtimi për të sjellë të burgosurit politikë, te cilet do strehoheshin ne nje pallat 5 katesh qe edhe sot qendron si prove e asaj sfide komuniste, ku si vete sistemi edhe ajo nuk mbaroi me sukses. Se fundi, me rënien e komunizmit u hapën edhe burgjet politike, te gjithe “tradhtarët e kombit” që ishin denuar dikur, qofte se kishin dashur te largoheshin nga vendi, kishin shprehur pakënaqësi te kushteve ne vend, apo pakënaqësi ndaj qeverise tashme ishin te lire. Si milingonat, te gjithë, i madh e i vogël, femër apo mashkull, i lirë apo i burgosur u larguan, dikush më shpejt e kush më ngadalë, vendi u boshatis.
Jeta e re ne kryeqytet kishte vështirësitë e veta, fushat dhe serat me fruta hibride u kthyen ne zona betoni, dhe me vone ne banesa shumëkatëshe. Kamza, dikur nje zone qe përdorej per te persekutuarit politike, tashme ishte kthyer në nje zone ku i madh e i vogel nga e gjithe Shqiperie po lëshonte rrenjet per nje te ardhme me te mire. Se fundi dikush me shume e dikush me pak, te gjithe mbaruan se ndertuari banesat e tyre. Po tani? Tani duhesh pune per te mbijetuar, njerezit filluan te dalin serish jashte. Piramidat kishin shndërruar vendin ne nje mesjete te felliqtë. Qendra e Tiranes dhe lulishtja kryesore ishte mbushur me kioska druri, ku i madh dhe i vogel kalonin gjithe diten duke pike kafe mbas kafeje, duke pritur leket pa djerse te mbushnin xhepat e trutharëve. Askush nuk fliste per pune, te gjithe e kishin mendjen vetem per te bere qejf. Derisa dita fatale, e pashmangshme erdhi, fajdet u deklaruan si te paligjshme dhe autoret e saj u arrestuan dhe me vone dënuan, gjithsesi parate e marra nga populli as qe ju kthyen deri sot. Ku shkoi gjithe ai lek, kush i lejoi keto firma, pse u lejuan, kush përfitoi? Tradhtaret e kombit, i thashe vetes.
Plasi vendi, armet neper rruge, depot u hapën, shume nga ndertesat publike u shkaterruan, njerezit filluam te vriteshin me shume nga plumbat qorr dhe pakujdesia sesa nga halli, policia u sulmua, dhe vendi ra ne katastrofë totale. Dëgjohesh per shume vetëvrasje nga humbjet e pafundme te lekëve, dhe braktisje te vendit ne menyre masive edhe njëherë nga e para, si ne fillim te hapjes se vendit ne demokraci thashe me vete. Kush e ka fajin per këtë? Tradhtaret e kombit thashe me vete.
Im vella vendosi te largohesh edhe njehere, kesaj radhe per ne Itali. Ne Marsin e 1997 ai u largua, morem vesh se nje anije shqiptare ishte fundosur si pasoje e perplasjes me nje anije italiane, ku vdiqen foshnja e pleq. Te gjithe te familjes ishim ne ankth, po prisnim te përlotur shpalljen e emrave te viktimave, kur lexuam emrat ne gazete, ja plasem duke qarë edhe me shume, se emir i tim vellai nuk ishte nder emrat e viktimave. O Zot faleminderit, u lutëm, prija Zot mbarë!. Mbas 10 ditesh morem vesh se im vella ishte bere bashke me do te pyjores italiane dhe po priste dru me ta ne pyll. Ishim te gezuar pa mase qe ishte gjalle te pakten, pa le te beje cfarëdo pune qe te doje. Nga aty nje vit me vone iku per ne Angli, ku dhe vendosi te qendroje.
Mbas 4 vitesh u largova edhe vetë, papunësia dhe duke mos pare rruge tjeter dola jashte. U njoha me shume shqiptarë, ndersa mësova qe vendin si mua e kishin braktisur edhe figura kryesore te politikes, ekonomise, drejtesise, sportit, mjeksise, kultures, me nje fjale elita e vendit ishte larguar, i vetmi ndryshim ishte se mbrapa kishin lene atdhedashurine, zakonet dhe traditat, ndersa sot mburren ne facebook me jeten ne Perëndim dhe festat perendimore, nuk mund te injorosh faktin se keta njerez e lane vendin në baltë kur vendi kishte me shume se kurre nevoje per ta, aq me teper qe femijte e tyre jo qe vetem nuk dine asnje fjale shqip por edhe emrat e tyre skane asnje lidhje me shqiperine apo shqiptaret. Tradhtare te kombit thashe me vete.
Ndërsa u takova diten e pare ne pune me një koleg shqiptar nga Maqedonia, me plot dashuri më përshendeti duke bere shqiponjën me duart e tij. “Përshëndetje shqipe me tha përzemërsisht”. Ja ktheva, gezohem qe u njohem me te njëjtën buzëqeshje mbrapsht. Ndersa sot shikoj qe flamuri apo shenja e shqiponjes po valviten kudo, shpesh i bëj pyetje vetes: sa nga keta njerez do ta lene vendin nesër? Duket si trendi, kur njëra pale ka pushtetin, pala tjeter del jashte, sapo ndërron pushteti, pala tjetëer del jashtë. Tradhtaret e Kombit nuk i japin shpresa popullit dhe as vendit per nesër, gjithçka eshte sot per sot. Harrojne se kur zhvatin popullin ne çdo cep apo qoshe harrojnë se nje familje me shume largohet, një i ri më pak ne vend, nje foshnje me pak e lindur ne Shqipëri, nje dasem me pak ne lagje. Tradhtaret e kombit nuk ulen njëhere te mendojne se çfare emri do lënë mbrapa, si do mbahem mend, kush do i gëzoje keto miliona qe po vjedh, a ja vlen??? 45 vjet lufte klasash, gati 30 vjet braktisje e vendit e te gjitha brezave, rangjeve politike, intelektuale, te majte apo te djathte, nje cfilitje psikologjike, varfëri shpirterore dhe materiale, ç’ka ngele tjetër me i ba atij populli te shkrete? Tradhtarë te kombit!!!
Kosova, Maqedonia, shqiptarët e Greqisë, të Turqisë, si dhe te gjithe shqiptarët e tjere në diasporë duan që kur te valvitet flamuri ne duart e tyre te jene krenar mbas emrit te saj qe mban Ilirë, Shqiptarë. E dinë se diku eshte nje atdhe qe i don, eshte nje atdhe qe u del zot kur te kenë nevoje, ta dine se jane te mirepritur dhe te deshiruar me vendin e tyre qofte tani apo mot, dhe jo te trajtohen si tradhtarë kombi nga nje vend qe eshte më antishqiptar sesa gjermani për viktimat e Holokaustit.