Një cisternë karburanti ka shpërthyer mesditën e sotme në Itali, në Borgo Quinzio në Rieti.
Siç bëhet e ditur, nga shpërthimi deri më tani janë dy persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Salaria në Borgo Quinzio.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, policia dhe ambulanca.
Mes të plagosurve janë edhe zjarrfikës dhe punonjës të ndihmës së shpejtë.