I biri mbahet në burg, Protoduari sfidon Ramën

E mërkurë, 05 December 2018 17:24

I ati i Dorjan Protoduarit, i arrestuari me dhunë në ambientet e Spitalit Ushtarak pasi kishte protestuar para Parlamentit, sfidoi sot Edi Ramën duke i kërkuar kryeministrit të shkojë dhe të arrestojë të gjithë banorët e Unazës.
Ai ka marrë megafonin dhe i ka bërë thirrje banorëve të Unazës të jenë të shumtë në protestat e përditshme.
Gjithashtu ai garantoi se pavarësisht se djalin, Dorjanin po ia mbajnë në burg, do të vazhdojë vetë ta organizojë protestën.

Login to post comments