Jorida Tabaku: Asgjë nuk zgjidhet, nëse Ligji nuk rishikohet apo pezullohet!

E Enjte, 06 December 2018 15:59

Nga Jorida Tabaku

Tre vjet më parë në Kuvend u përplasën dy grupe.

Qeveria e sotme që këndonte këngën e oligarkëve dhe hartuesve realë të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe opozita që luftoi në krah të studentëve dhe pedagogëve.

Asaj kohe ministri Nikolla dhe kryeministri Rama zotoheshin se nuk ka tarifa të larta. Por ja ku jemi sot.

Tarifat rriten për vit, universitetet publike rrënohen ndërsa fitimtarët janë veç ato që e financuan gjoja reformën.

Kush pranoi në heshtje u shpërblye me poste publike ndërsa studentët dhe pedagogët ndëshkohen me një ligj jo funksional dhe anti-kushtetues.

Në atë debat i pyeta drejtpërdrejtë si ministren edhe kryeministrin për pasojat administrative dhe ato monetare.

Këmbëngulën në të kundërtën megjithëse sot studentët po ngrihen për shqetësimet që i drejtova qeverisë.

Ministrja sot luan kukafshehtin ndërsa kryeministri e nxjerr atë për të testuar sjelljen e studentëve.

E keqja që ka kapluar sot universitetet nis nga ky Ligj dhe nga gjoja Reforma. Asgjë nuk zgjidhet nëse Ligji nuk rishikohet apo pezullohet.

Asgjë nuk zgjidhet nëse pas katër pikave të studentëve nuk abrogohet ligji plotësisht.

  

Modifikuar më E Enjte, 06 December 2018 16:21

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...