Gjekmarkaj i përgjigjet Patozit dhe Topallit: E humbët shansin ...

Premte, 07 December 2018 16:38

Analisti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar në emisionin ‘Real Story’ se kundërshtarët e Lulzim Bashës, si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi duhet të heshtin.

Gjekmarkaj tha se largimi i Patozit, Topallit dhe Bregut ka qenë gabim i Lulzim Bashës, por në kohët e sotme kreu i PD nuk është përgjegjës për situatën, pasi ai nuk ka qeverisur këto 5 vite.

‘I nxitur nga intervista e Patozit, unë gjithmonë kam qenë i mendimit se largimi i Patozit Topallit dhe Bregut ka qenë një gabim i Lulzim Bashës.

Gabim që po e vuan, jo se PD nuk ka pasur nevojë për rinovim dhe ky rinovim nuk është bërë me cilësi, por se viti ka 365 ditë dhe ka disa ditë 5 apo 6 të tilla që duhet të heshtësh, qoftë edhe zoti Patozi në këtë rast sepse unë e kuptoj mllefin personal të tij për padrejtësinë, por Basha nuk është përgjegjës dhe nuk e ka qeverisur Shqipërinë këto 5 vite.

Këto personazhe kanë qenë për 8 vite në pushtet dhe nuk më duket se kanë bërë shumë beteja principale, nuk është se nuk kanë patur probleme universitetet ato 8 vite, rrogat tona kanë qenë mizerabël.

Tentativa e pushtetit të PD ka qenë për të mohuar dhe zgjedhjet, por ka qenë ngulmimi i Forumit për Liri Akademike, dhe shumë pedagogëve të tjerë që e kanë ndaluar.

I njohim meritën Berishës që u tërhoq, por problemet kanë qenë të shumtë. Thjesht duhet të lëmë studentet të bëjnë atë që po bëjnë dhe është një rast i artë i kundërshtarëve të Bashës për të heshtur këto ditë’, ka thënë Gjekmarkaj.

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 21:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...