Pas deklaratës, studentët –Ramës: Negociata e vetme, plotësimi i kërkesave

Premte, 07 December 2018 17:04

Studentët janë të vendosur ta çojnë deri në fund protestën e tyre, deri në realizimin e të gjitha kërkesave. Studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë ditën e nesërme para Ministrisë së Arsimit.  “Ajo që pamë ne sot ishte një përpjekje për të mashtruar studentët. Nëse tregojmë që kemi unitet këta nuk na manipulojnë dot. Ne jemi të vendosur që të gjitha protestat tona të plotësohen. Nëse nuk plotësohen do të përshkallëzohen. Deri të martën do të vendosim se deri në çfarë pike do ta përshkallëzojmë protestën” - tha një nga studentët në protestë. Sa i përket apelit të kryeministrit për negociata, studentët janë shprehur sërish qartë se e vetmja negociatë është plotësimi i kërkesave të tyre. “Jemi të informuar me deklaratën e kryeministrit. Është një kërkesë dyfytyrëshe e kryeministrit. Para dy muajsh largoi me forcë një studente nga salla, sot kërkon një negociatë, pasi e ndjen që nuk na mposht dot. Ne jemi kundër negociatës dhe grupeve të punës ne kërkojmë plotësimin e të gjitha kushteve”, tha një tjetër student.

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 17:40

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...