Nis marshimi i studentëve drejt Ministrisë: S’ka negociata, s’ka dialog

Hënë, 10 December 2018 10:15

Studentët për të gjashtën ditë radhazi kanë dalë edhe sot në marshim nga Politekniku drejt Ministrisë së Arsimit, për  të protestuar kundër tarifave të larta dhe kushteve të studimit.

Ata kanë përpiluar një kërkesë me 15 pika, dhe kërkojnë një zgjidhje nga institucionet, që të ndalin tubimet e tyre.

Ora 10:00/ Nis marshimi i studentëve, nga Politekniku drejt Ministrisë së Arsimit. Ata hedhin thirrje: “Nuk ka negociata, nuk ka dialog”, duke iu përgjigjur negativisht Kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu ata u bëjnë thirrje dhe qytetarëve duke u thënë: Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne mos rrini në kafene.

Ora 09:30/ Përfundon grumbullimi i studentëve

Ora 09:30/ Nis grumbullimi i studentëve tek Sheshi Nënë Tereza.

 

Login to post comments