Si po tenton Rama për të përçarë protestën

Hënë, 10 December 2018 11:46

Kryeministri Edi Rama ka nisur një monolog online me studentët protestues nëpërmjet Facebook. Rama ka bërë thirrje që studentët të dialogojnë me qeverinë, jo të refuzojnë negociatat.

më kot  ka sjellë si shembull se dialogu është i domosdoshëm pasi në të kundërt protesta e tyre do t’i ngjante asaj të “Çadrës”, duke u referuar me ironi protestës së PD-së në vitin 2017, prej nga ku dilnin vetëm ultimatume, sipas tij.

Rama ka tentuar t’i ndikojë të rinjtë e t’i përçajë ata, duke synuar gjithmonë të nxjerrë prej tyre një grup, një përfaqësi, në emër të dialogut.

“Më thonë plotëso kërko kërkesat tona. Cilat protesta, se mua më kanë ardhur 7 apo 8 kërkesa.

Protesta organizohen për tu dëgjuar dhe qeveritë dëgjojnë, por në momentin kur qeveria thotë hajde të flasim, unë nuk kam dëgjuar jo nuk duam të flasim.

E vemja herë që ka ndodhur kur refuzohet dialogu ka qenë me opozitën kur u futën në çadër bënë dhe parashutuar kërkesat, por nuk dialogonin.

Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht në një protestë për një gjë të drejtë, duhet të dialogojmë. Dialogu nuk është një akt martese me zor, por është një akt ku palët flasin dhe dëgjohen. Vazhdoni protestoni dhe shumë mirë bëni që protestoni.

Si mund të jemi sot në këtë Shqipëri, duke bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, dhe të punojmë kundër dialogut me qeverinë dhe kryeministrit.  Pse ca është kryeministri dyqan, magazinë, ku shkruhen kërkesat dhe merren përgjigjet nga televizori?”

Në vazhdim, Rama u ka kërkuar t'i shkruajnë në facebook, që të mund t'u përgjigjet. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...