Të burgosurit e Burrelit letër Ministrisë së Drejtësisë, ja çfarë kërkojnë....

Hënë, 10 December 2018 15:48

Disa të dënuar në burgun e Burrelit i kanë drejtuar një letër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për amnistinë.

Të burgosurit kërkojnë rishqyrtim të kushteve për përfitimin e amnistisë pak ditë para fundit të 2018-ës.

Ja letra e plotë:

“Ne të poshtëshënuarit që po vuajmë si të paraburgosur në IEVP Burrel, parashtrojmë kërkesën tonë si më poshtë vijon:
Dëgjuam në televizor se Ministria e Drejtësisë ka bërë një propozim për amnisti. Kjo pa dyshim që është e nevojshme dhe e domosdoshme për të gjithë ata që po vuajnë dënimet.
Por konstatojmë se kushtet që kërkon kjo amnisti nuk plotësohen nga të paraburgosurit dhe të burgosurit, pasi konstatohen se janë dhënë gjykime dhe dënime të padrejta si për drogën për dhunën në familje por edhe për vepra të tjera.

Konstatohet se ka patur padrejtësi si në hetim po ashtu edhe në gjykimin e çështjeve të ndryshme.
Gjithashtu vërejmë se Gjykatat e rretheve Dibër dhe Mat kanë dhënë dënime më të rënda se Gjykatat e rretheve të tjera.
Duke u bazuar në çfarë thamë më sipër mendojmë se kjo amnisti që është parashikuar të jepet, nuk lehtëson asnjë të paraburgosur ose të burgosur.
Kërkesa jonë kolektive është që amnistia e këtij viti që është edhe viti i Skënderbeut të ishte e përgjithshme dhe për një afat kohor 2-3 vjet.
Në njëfarë mënyre kjo do të ishte një zgjidhje që për mendimin tonë është e paanshme dhe e duhura për kushtet në të cilat ndodhemi.
Kemi besim se Ministria e Drejtësisë do ta marrë në konsideratë këtë kërkesë. Faleminderit për mirëkuptimin”, shprehen në letrën e tyre të burgosurit.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...