Sekseri i policisë i kërkon qytetarit 2.5 milionë lekë për zbardhjen e ngjarjes

Hënë, 10 December 2018 22:14

"Fiks Fare” nisi mbrëmjen e së hënës denoncimin e një skandali që ndodh në Policinë e Shtetit.
Sekserë, që tregojnë se kanë lidhje me punonjës të Komisariatit të Policisë së Kavajës, marrin përsipër që të shesin provat e vendngjarjes.

Bëhet fjalë për një grabitje të ndodhur një vit e gjysmë më parë, në fshatin Cikallesh të Kavajës, por Prokuroria e Kavajës mbylli hetimet pasi policia, edhe pse ka gjetur shenjat e gishtërinjve të hajdutëve, nuk i identifikon autorët.

Më shumë se një vit e gjysmë më parë, Shyqyri Xhafa, nga fshati Cikallesh i Kavajës, ra prè e vjedhjes së banesës së tij. Atij i vodhën nga çanta e gruas 6.5 milionë lekë dhe një celular.

Në vendin e ngjarjes, Policia e Shtetit ka gjetur gjurmë të gishtërinjve të vjedhjes, por ende deri më sot nuk ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar prej saj.

Sikur të mos mjaftonte gjetja dhe arrestimi i vjedhësit të banesës së Xhafës, është Prokuroria e Kavajës, e cila ka njoftuar “viktimën” e vjedhjes së ka pezulluar hetimet për autorët. Dosja e grabitjes është kthyer sërisht në Komisariatin e Policisë së Kavajës, e cila është ngarkuar me detyrën e identifikimit të autorëve të vjedhjes nëpërmejt shenjave të gishtave.

Pas këtij njoftimi, Shyqyri Xhafa ka shkuar disa herë në Komisariatin e Policisë së Kavajës për të marrë informacion, por edhe sot e kësaj dite asnjë nga drejtuesit e këtij komisariati nuk e ka takuar. I vetmi që është kujtuar për të takuar Xhafën është sekseri Klodian Guga, nga qyteti i Kavajës, i cili i ka deklaruar Xhafës se, për zbulimin e autorit të vjedhjes duhet t’i japë atij 2.5 milionë lekë për t’ua dhënë drejtuesve të Policisë së Kavajës.

“Me të konstatuar mungesën e lekëve kam njoftuar Policinë e Kavajës, ndërsa në banesë kanë ardhur 3 persona përfaqësues të Komisariatit të Policisë së Kavajës, por nuk erdhi as punonjësi i Policisë së Rendit, i zonës, dhe as oficeri i Krimeve që mbulonte zonën, të cilët i kam njoftuar të parët. Pas ekspertizës janë konstatuar 5 shenja gishtërinjsh të ndryshme; dy na përkisnin mua dhe bashkëshortes, ndërsa 3 shenjat e tjera u përkasin vjedhësve”, thotë qytetari Xhafa për “Fiks Fare”.

Ndërkohë që kanë kaluar një vit e gjysmë, edhe pse shenjat e gishtërinjve të vjedhësve kanë dalë, askush nuk është ndaluar apo shoqëruar nga policia.

Qytetari tregon sesi i është afruar vet sekseri Klodian Gagu për ta ndihmuar kundrejt pagesës, e cila do të shkonte për punonjësit e Komisariatit të Kavajës për t’i dhënë emrat e hajdutëve.

Në bisedë e sipër, e gjitha e transmetuar në “Fiks Fare”, sekseri Gagu shprehet se Prokuroria e Kavajës, por edhe policia e këtij rrethi nuk e arrestojnë autorin, pasi ai ka lidhje me punonjës të Policisë së Kavajës. Shumën prej 2.5 milionë lekësh, ai e kërkon për nxjerrjen e dokumentit nga Policia Shkencore, ku identifikohet autori i grabitjes. Sekseri, i cili ka njohuri për dosjen e grabitjes dhe mënyrën sesi është mbyllur në polici, i premton qytetarit kthimin e lekëve pas marrjes së dokumentit nga Policia Shkencore.

Për të nisur nga puna, sekseri i merr qytetarit një milionë lekë. Pagesa bëhet në makinën e sekserit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...