Qytetarët: Studentët hanë byrekë, tenderat për firmat pa identitet

Tuesday, 11 December 2018 08:28

Qytetarët kanë vijuar si çdo ditë të shprehin shqetësimet e tyre në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” tw gazetarit Bashkim Hoxha në News24. Probleme nga më të ndryshmet me të cilat përballen çdo mëngjes, por nga ana tjetër nuk ka munguar solidarizimi e mbështetja për studentët.

Ata kanë inkurajuar studentët të vazhdojnë me protestat duke i bërë thirrje kryeministrit të plotësojë kërkesat e tyre dhe nga ana tjetër thirrje për të rinjtë që të mos manipulohen.

Telefonues 1: Desha të solidarizohem me protestat e studentëve. Ata janë vërtetë shtylla e Shqipërisë. Ju lutem atyre që të flasin edhe për ne, edhe për prindërit, edhe për njerëzit e nëpërkëmbur, për njerëzit e vuajtur.

Telefonues 2: Desha të pyesja kryeministrin me kë u konsultove kur miratove shpërblimin e famshëm për lindjen e një fëmije? A nuk është turp zoti km që në Bulqizë, zonja humbi trinjakët, se mungonte specialisti i fushës. Jeni të pabesueshëm, mashtrues, hajdutë. Ndaj mendoj se dialogu shkon në favor të kryeministrit dhe jo halleve që kanë studentët. Të lësh spitalin pa specialist. Këto janë ofertat e kryeministrit. Nuk mund të bësh dialog me këta.

Telefonues 3: Me protestën e studentëve bashkohem edhe unë. Desha të them se kë do sjellin në pushtet ata është problem.

 

Telefonues 4:Ose studentët të ofrojnë një grup jo partiak për zgjidhje ose do ngelen një hark i ngrehur për çdo grupim politik. Studentët jetojnë me byrekë e hamburgera ndërsa iu jep tendera firmave pa identitet. Konviktet janë si në kohën e partisë së punës.
Dy kategori kërkojnë euro, qeveria me taksën e Rrugës së Kombit dhe pedagogët se nuk iu hyn në sy leku.

Telefonues 5: Jam prind dhe solidarizohem me kërkesat e studentëve. Kam një kërkesë për zotin Rama. Jam votues i majtë, t’i lërë kërcënimet. Me të drejtë studentët nuk kërkojnë negociata sepse kërkesat e tyre janë të qarta. Rama mos të mbledhë studentët por Këshillin e Ministrave, pedagogët dhe të gjejë mënyrën për plotësimin e kërkesave të tyre. Ju bëj thirrje studentëve të kenë kujdes nga manipulimet. Edhe ne që jemi votues të kësaj qeverie jemi me ata.

Telefonues 6: Kam qenë tek protestat e studentëve edhe pse s’kam fëmijë studentë tani. Kërkesat e tyre janë plotësisht të drejta. Të ulen tarifat, kanë shumë të drejtë. Vendi është buzë greminës.

Modifikuar më Tuesday, 11 December 2018 08:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...