Studentët në protestë duhet të kenë vetëm një kërkesë: Largimin e Edi Ramës

Tuesday, 11 December 2018 08:50

Nga Dylejman Karaj

Studentët në protestë  kundër padrejtësive, varfërisë , korrupsionit, mizerjes, që  ka mbjellë politika ndër këto vite, është  një  gjë  e mirë  dhe duhet përkrahur pa hezitim nga cdo qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi. Por që  në  krye, është  për të  ardhur keq që  studentët në  protestë  janë  të  pa qartë dhe të pa orientuar  në  kërkesat e tyre.  Nuk vjen e keqja nga një  VKM, nga një  ligj , nga një  tarifë  e ngritur për këtë  apo atë  provim. Studentët në  protestë  duhet të  kuptojnë , të  ndriçohen vetëm për një  gjë . Të  gjitha këto problematika, në  arsimin e lartë  dhe jo vetëm, fillojnë  me ardhjen në  pushtet të  qeverise së  Edi Ramës e cila turpësisht quhet “Rilindje “.
Reforma në  arsimin e lartë  e bërë  nga kjo qeveri, ashtu si shumë  reforma të tjera të  bëra në  këtë  vend, janë  të  dështuara dhe kanë  sjellë  shkatërrimin e arsimit, të  drejtësisë , të  ekonomisë , të  jetës sociale shoqërore etj, etj, etj..
Studentët janë  të  pandricuar në  mesazhet dhe kërkesat e tyre, të  paorientuar në  rrugën e duhur , ose akoma më  keq të  manipuluar nga vetë  qeveria e turpshme e “ Rilindjes “.
Në  radhë  të  parë  protesta duhet të  jetë  politike, sepse është  politika e Edi Ramës , ajo që  e ka sjellë  situatën në  këtë  pikë , saqë  rreth 80 % e të  rinjve kërkojnë  të  largohen përgjithmonë  nga Shqipëria,si asnjëherë  më  parë, madje më  keq se në kohët e pushtueseve.
Është  politika e Edi Ramës , ajo që  për 6-vite në pushtet, rrogat dhe pensionet nuk i ka rritur asnjë  2-3 % , ndërsa taksat dhe çmimet janë barazuar me vendet më  të  zhvilluara të  BE-së .
Sot një  kg makarona në  Shqipërinë  e qeverisur nga Edi Rama është  më  shtrenjtë  se në  Itali. Sot një  litër naftë  në  Shqipëri është  ndër më  të  lartat në  rajon dhe në  Europë .
Qeveria e “Rilindjes “ me reformat e saj antipopullore ju ka hequr asistencën sociale , minimumin jetik, mijërave familjeve  anë e mbanë  Shqipërisë , duke ju hequr kafshatën e bukës .
Qeveria e Edi Ramës është  përgjegjëse për çdo gjë  që  ka ngjarë  në  këtë  vend që  prej vitit të  zi 2013-të .
Kjo qeveri, ky kryeministër, ka vetëm një  qëllim,shfarosjen dhe largimin e sa më  shumë  familjeve nga Shqipëria, me qëllim që  në  këtë vend, të mbesin  një  grusht politikanësh hajdutë  me farefisin e tyre, një  grusht oligarkësh me familjet dhe farefisin e tyre, një  shpurë  shërbëtorësh në administratë , në  polici, në  ushtri dhe disa mijëra skllevër për të  punar për to dhe për t’ju shërbyer.
Të  thuash se protesta nuk është  dhe nuk ka të  bëjë  me politikën është  një  miopi e trashë  dhe një  papjekuri ekstreme. Sepse është  pikërisht politika që  e ka sjellë  situatën në  këtë  pikë  vlimi dhe përpëlasjesh të  mëdha.
Mund të shkruash me mijëra faqe për punët e zeza dhe reformat shkatërrimtare të  kë saj qeverie si në  arsim, në  drejtësi, në  bujqësi , në  rrugë , në  energji , në  drejtësi sociale etj etj. Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë  ngritur në  sistem, korrupsionin madje e bëjnë  me ligje dhe VKM në  Parlament. Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë  lënë  vendin pa Gjykatë  Kushtetuese, pa Gjykatë  të  Lartë  si askund tjetër në  Europë  dhe në  botë  në  emër të  një reforme drejtësie paçavure.  Shqiptarët ashtu si në  kohërat e tyre më  të  errëta, duhet ti zgjidhin problemet, mosmarrëveshjet , konfliktet civile apo penale me vetëgjygjësi , me kanunin e Lekë  Dukagjinit.
Edi Rama dhe qeveria e tij e quajtur për turp “Rilindje “ në  saj të politikës së  saj të  jashtme antikombëtare , që  prej vitit 2013 ka acaruar marrëdhëniet me të  gjitha vendet kufitare , por është  përqafuar me Vucicin e Serbisë . Që  prej vitit 2013 në  saj politikave amatoreske të  qeverisë  së  Edi Ramës,nuk është  bërë  asnjë  njohje e re për shtetin e ri të  Kosovës. Rastësi apo qëllim…!?
Edi Rama dhe qeveria e tij, me politikat e saj të  pa përgjegjshme në  raport me vendet mike dhe aleatët strategjikë  kanë  bërë  që  Shqipëria të  humbë  mbështetjen e SHBA-ve në  arenën  ndërkombëtare ..Rastësi apo qëllim…!? 
Ndaj dhe sot Kosova duket jetime, aq sa humb edhe mbështetjen  për tu pranuar në  Interpol, që  në  fund të  fundit është  një  organizëm policor ndërkombëtar. 
Për të  gjitha këto fakte dhe shumë  të  tjera si këto, protesta është  dhe duhet të  jetë  politike, sepse është  politika e “Rilindjes “ , strumbullari i të  gjitha të  këqijave që  kanë  zënë  për fyti studentët dhe gjithë  shoqërinë .
Në  konkluzion, studentët protestues duhet të  kenë  vetëm një ultimatum: Largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë  së  tij antipopullore, si strumbullari i të  gjitha të  këqijave që  kanë  pllakosur sot vendin tonë .
Largimi i tij hap dritën jeshile për zgjidhjen e të  gjitha problematikave, shpëtimin e studentëve dhe të  të  gjithë  Shqipërisë, nga humnera e madhe ku kemi rënë  si komb dhe si shoqëri si asnjëherë  më  parë  në  historinë  tonë  mijravjecare .
Edi Rama është  mjeshtër i madh, për propagandë , për manipulime dhe falsifikime, është  mjeshtër i batutave dhe i humorit vrastar rural.
Jini vigjilentë ..! Ai do të  mashtrojë , do të  manipulojë ….dhe protesta e studentëve do të shuhet dhe zvenitet shumë  shpejt. Përfundimi  “Shumë  zhurmë  për asgjë ” ..!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...