Beteja Apple – Qualcomm – Gjykata kineze ndalon shitjen e modeleve të vjetra të iPhone në Kinë

Tuesday, 11 December 2018 15:42

Gjykata kineze ka urdhëruar ndalimin e shitjeve të modeleve të vjetra të iPhone në Kinë ndërkohë që kanë shkelur dy patenta të prodhuesit të procesorëve Qualcomm.

Rasti i paraqitur nga Qualcomm, është pjesë e një debati global për patentat mes 2 kompanive amerikane, që përfshin dhjetëra padi. Kjo ka shtuar pasiguritë për biznesin e Apple në një nga tregjet më të mëdhenj, në një kohë kur rënia e kërkesës për iPhone të rinj po ul vlerën në treg të kompanisë.

Apple deklaroi këtë të Hënë se të gjithë modelet e iPhone janë në dispozicion për shitje në Kinë dhe se ka aplikuar për një kërkesë për rikonsiderim me gjykatën. Sipas juristëve të pronës intelektuale në Pekin, do të jetë thuajse e pamundur që Apple të ndalojë shitjet. Analistët thonë se kjo është vetëm një betejë në përplasjen ligjore mes Qualcomm dhe Apple.

Qualcomm deklaroi se gjykata kinezë kishte zbuluar se Apple ka shkelur dy patenta të mbajtura nga prodhuesi i procesorëve dhe ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të shitjeve të modeleve të vjetra të iPhone, nga 6S e deri te X. “Përpjekjet e Qualcomm për të ndaluar produktet tona përbëjnë një tjetër lëvizje të dëshpëruar nga një kompani që ndodhet nën hetim për praktikat e paligjshme në të gjithë botën”, deklaroi Apple. Kina, Hong Kongu dhe Tajvani përbëjnë tregun e 3-të më të madh të Apple, me rreth 1/5-ën e shitjeve prej 265.6 miliardë dollarë të kompanisë në vitin e fundit fiskal.

Modelet specifikë që ndikohen nga vendimi i gjykatës janë iPhone 6S/ 6S plus, iPhone 7/ 7plus, iPhone 8/8 plus dhe iPhone X.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...