Kryeministria fabrikon lajme "fake" për mediat që i ka në kontroll

Tuesday, 11 December 2018 19:01

Mediat pranë qeverisë kanë shpikur një lajm të pavërtetë se Partia Demokratike ka hapur një grup whatsappi për të koordinuar protestën dhe që sipas lajmeve të shpërndara nga Kryeministria, deputetë të PD-së, kanë urdhëruar bllokimin e “Zogut të Zi” për të mos lejuar studentët të marrin pjesë në një emision në TOP CH.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike duke i quajtur lajmet e pavërteta.
“Mediave u është shpërndarë nga qeveria një fotomontazh me emrat e disa drejtuesve të PD. Fotomontazhi ka për qëllim të tregojë se në PD është ngritur një grup që koordinon protestën e studentëve. Kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, i kapur nga paniku për shkak të protestave në të gjithë Shqipërinë. Jemi në dijeni se po ju bëhet presion për ta publikuar, por është në nderin tuaj, të mos bini pre e mashtrimit të trashë qeveritar. Ju keni çdo mundësi të bëni verifikimin tuaj të pavarur për të provuar se ky është fake news”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...