E shpëtoi nga burgu/ Sot ministrja e financierit të Habilajve, fletë lavdërimi Arta Markut

Tuesday, 11 December 2018 20:42

“Lidership dhe integritet”, ky ishte togfjalëshi që ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj drejtoi sot për Prokuroren e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në një aktivitet të finalizimit të kapjes së strukturave të reja të akuzës shqiptare.
Togfjalësh që la me sy hapur të gjithë të pranishmit pasi pikërisht “Lidershipi dhe integritieti” janë dy pikat më të dobëta të Arta Markut, thënë kjo nga përfaqësuesi i huaj i ONM-së kur Marku doli para komisionit të vettingut.
Por të gjithë e kuptuan pse ishte kjo “lyerje me furçë të madhe” e Etildës karshi Arta Markut. Arta Marku simbolizon për Etildën, shpëtimtaren nga burgu.
E mbani mend se pak kohë më parë Prokurorja Arta Marku vendosi të nxjerrë të pafajshme Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kreu shërbimin më të madh që qeveria mund ti bënte Saimir Tahirit duke e larguar nga duart e prokurorëve, Nazer Seitin, të vetmin person që ishte penduar dhe do të tregonte lidhjet e ish-ministrit të Ramës me kanabisin.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duhet të ishte nën akuzë sot e jo përkrah Arta Markut, pasi ajo kishte dijeni në rrugë zyrtare se Nezar Seiti po hetohej në Shqipëri. Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka kërkuar së paku 2 letërporosi drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. E para është në dt 18 tetor 2017 dhe e dyta në 7 nëntor 2017.
Të dyja letërporositë i referohen procedimit penal 134 të vitit 2016, që është dosja e përbashkët Tahiri-Habilaj-Seiti. Procedimi penal 134 për të cilin po hetohet Saimir Tahiri dhe Nezar Seiti, përmban veprat penale kultivim të bimëve narkotike, trafikim i narkotikëve në bashkëpunim, grup i strukturuar kriminal, korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë. Dërgimi i letërporosive në Itali është bërë përkatësisht më shkresat dt 25.10 2017 dhe 20.11. 2017 dhe të dyja letërporositë janë firmosur nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Modifikuar më Tuesday, 11 December 2018 20:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...