Unaza,banorët:Nxirrni nga burgu Danielin, çoni Afrim Qendron

E Enjte, 13 December 2018 18:31

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe. Prej rreth 2 muajsh banorët mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre. Tashmë banorët nuk kërkojnë më dëmshpërblim por anulim të projektit pas skandalit me firmën që kishte fituar tenderin.

“Kjo protestë çoi në zbulimin e një skandali. Anulo projektin. Këtu vendosim ne”, deklaruan banorët.

Gjithashtu protestuesit kërkuan lirimin e Daniel Drobajt, 18-vjeçarit të arrestuar e të akuzuar për plagosjen e polices Ina Nuka. Ata kanë kërkuar lirimin e banorëve që mbahen ende në burg padrejtësisht sipas tyre dhe çuarjen pas hekurave të ministrit Gjiknuri dhe kreut të ARRSH Afrim Qendro.

“Përshëndesim protestat kundër çmimit të lartë të naftës. Stop atij tenderi sepse nuk mund të kaloni në Unazën e Re pa kaluar mbi trupat tanë. Ju bëj thirrje banorëve mos i prishni shtëpitë tuaja. Mos i prishni, mos u bëni bashkëfajtorë me kriminelët. Sot drejtësia e varur nga qeveria la në burg Danielin, atë studentin që duhet të ishte sot para kryeministrisë që të protestonte. Prapa hekurave duhet të jetë Damian Gjiknuri, Afrim Qendro, të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet e shtetit. Prandaj tregojnë se sa të pavarur janë gjykatat në Shqipëri. Padrejtësisht rri në burg edhe Iliri edhe Dorjani. Prandaj lironi ata që janë të pafajshëm dhe fusni kriminelët në burg, ata që organizojnë vjedhje të tillë. Jemi të vendosur dhe do të sulmojmë çdo fadromë, çdo punonjës të ARRSH-së e Bashkisë. Do i sulmojmë tani sepse mbrojmë shtëpitë tona. nuk duam më dëmshpërblime por pezullimin e këtij projekti korruptiv”, deklaruan banorët me thirrjet “Poshtë projekti”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...